fbpx

Trajnim Shopify – Fillo biznesin tuaj ONLINE për vetëm 15 ditë

Nëse dëshironi të mësoni si të hapni një dyqan online pa pasur produktin në depo, atëherë duhet ta ndiqni këtë trajnim.

Shopify është platforma më e madhe në botë, e cila e mundëson krijimin e dyqanit online pa produktin në depo.

Në këtë trajnim ju do të mësoni si të krijoni dhe zhvillon dyqanin tuaj online. Çmimi për pjesëmarrës është 450€ por vlera prej 100€ do të shfrytëzohet për promovimin e dyqanit tuaj online në Facebook dhe Instagram.

Në këtë trajnim ju do te mësoni si të përdorni Facebook & Instagram për promovimin e dyqanit tuaj online.

Këtë trajnim nuk duhet ta ndiqni nëse nuk keni njohri të gjuhës angleze, apo të gjuhës zyrtare të shtetit ku dëshironi të bëni shitje, sepse ky trajnim do të ju mësoj se si t’i shisni produktet nga furnitorët në tregun e huaj, si në SH.B.A. apo Angli.

Për ju që nuk keni dëgjuar për modelin DROPSHIPING më parëmodel i cili do të përdoret në zhvillimin e dyqanit tuaj online, është ai që lejon shitjen e produktit pa pasur nevojë që ju të prodhoni apo të mbani mall në depo.

Modeli i biznesit dropshipping Digital Pika

Shopify bënë lidhjen direkte me furnitorët e Aliexpress dhe këta furnitorë automatikisht bëhen furnitorë tuaj. Ju do të caktoni cmimin shitës të produktit që vendosni në dyqanin tuaj online dhe shumën që do të ndani si fitim pas shitjes.

Trajnimi është i projektuar për fillestarët, do të mbahet nga Kaltërina Zylfiu, por do të kemi edhe të ftuar special nga bota e marketingut dixhital.

Në fund të trajnimit ju do ta keni dyqanin online tuajin, ku punën aty mund ta vazhdoni edhe pas përfundimit të trajnimit.

Duhet ta keni parasysh që koha e përkushtuar në këtë projekt/trajnim është shumë e rëndësishme për suksesin e dyqanit që ju e ndërtoni.

Nëse, veçse e keni dyqanin tuaj online por po hasni në vështirësi drejt arritjes së qëllimeve tuaja, atëherë përmes këtij trajnimi ju mund t’i kuptoni gabimet që i keni bërë gjatë procesit.

Gjetja e tregut ideal po ashtu ka shumë rëndësi në këtë trajnim. Kështu që, ju duhet të jeni shumë aktiv dhe t’i përfundoni detyrat që do të ju kërkohen gjatë trjanimit.

Moduli i trajnimit:

  • Bazat e marketingut online
  • Hyrje ne Facebook për biznes
  • Hyrje ne Instagram për biznes
  • Si të lansoni një dyqan online përmes Shopify
  • Si të përdorim Google Analytics
  • Hulumtimi i produkteve dhe tregut
  • Përgaditje për lansim të dyqanit online

Trajnimi do të zgjat 15 ditë, shuma prej 100€ nga 450€ sa ju e paguani, do të përdoret për shpenzimet e lansimit dhe promovimit të dyqanit tuaj online.

Data e fillimit të trajnimit: 15 Tetor 2019.

Aplikoni në trajnim

Numri i studentëve është i limituar!

Studentëve që tregojnë përkushtim gjatë trajnimit, do të ju ofrohet mentorim 3 mujor dhe hapësirë e punës në zyret e Digital Pika.